Seancë Somatic Alignment
Seancë Somatic Alignment
Në këtë takim të shenjtë një-me-një, ne fillojmë me një bisedë të thellë duke u lidhur me peizazhin tënd të brendshëm, me qëllimet emocionale dhe me udhëtimin tënd shpirtëror. Kjo më ndihmon të kuptoj si mund ta mbështes më së miri sistemin tënd nervor dhe shpirtin gjatë kohës sonë sëbashku.
Pasi të jesh e relaksuar dhe e hapur, kalojmë në fazën somatike. Ti shtrihesh e veshur me rroba dhe dorëzohesh në një hapësirë të mbajtur me kujdes të thellë. Në këtë llojë terapie ofroj një lirim të lehtë të fascias - një proces i butë fizik që hap indet lidhëse, duke i lejuar trupit të relaksohet dhe energjisë të rrjedhë më lirshëm. Kjo nuk është punë e thellë me fascian, por një ftesë e lehtë që trupi të ndihet i sigurt dhe i mbështetur.
Nga kjo hapje, unë të udhëheq drejt një aktivizimi energjik të forcës jetësore - duke zgjuar dhe qarkulluar energjinë tënde të lindur atje ku shërimi është më i nevojshëm. Mund të përjetosh lëvizje spontane, lirime emocionale, vizione ose thjesht një ndjenjë të thellë paqeje.
Gjatë gjithë seancës, unë gjithashtu ofroj transmetimin e Gjuhës së Dritës - një kod vibracional multidimensional që pastron, aktivizon dhe harmonizon fushën tënde energjetike. Kjo gjuhë e shpirtit punon përtej mendjes, duke mbështetur rikujtimin qelizor të thellë dhe riharmonizimin shpirtëror.
Çdo seancë është unike. Disa ndryshime ndodhin menjëherë dhe me intensitet, të tjera zhvillohen butësisht me kalimin e kohës. Ky është kthimi yt i shenjtë te trupi, shpirti dhe e vërteta jote.
Opsionet e seancës
- 1 Seancë 60 min – €111
- Pako me 3 Seanca – €280 (për transformim më të thellë e të qëndrueshëm)
Kjo seancë është posaçërisht për ata që duan të lirojnë tensionin perderisa marrin aktivizim dhe harmonizim energjetik. Për lirimin më të thellë të fascias dhe traumës, shiko seancën Lirimi i Fascias & Shërimi Somatik.
Kontrollo kalendarin për të parë oraret e lira dhe zgjidh datën që të përshtatet më shumë.
Pasi pagesa të jetë kryer, do të marrësh një email me të gjitha informacionet e nevojshme për seancën.
Mezi pres të të mbaj në këtë hapësirë të shenjtë. 🌺
Shpërndaje
Couldn't load pickup availability

Seanca somatike ishte dhurata më e bukur që i kam bërë vetes! Ndjeva se trupi dhe mendja ime u qetësuan në të njëjtin ritëm. Ishte një përvojë e thellë, e butë dhe shëruese. Ank 🌸
Thank you for the fantastic experience!
The Somatic Alignment Session was truly transformative for me. Jona made me feel comfortable and guided me through every step with care and expertise. I noticed a significant improvement in my posture and overall sense of well-being after just one session. Highly recommended for anyone seeking both physical and emotional balance! Ardit
A unique healing experience, managed by a very gentle soul!