Kalo te informacioni i produktit
1 e 1

Lirimi i Fascias & Shërim Somatik

Lirimi i Fascias & Shërim Somatik

Kjo nuk është masazh.
Kjo është një udhëtim shpirtëror në trup - një takim i shenjtë me fascian, atë rrjet lidhës që mban historitë emocionet dhe kujtimet e jetës tënde,.

Në këtë seancë individuale, je e ftuar të veshësh rroba të rehatshme (shorce dhe një bluzë të lehtë). Ndryshe nga masazhi, ti mbetesh e veshur përderisa unë punoj me prekje, praninë dhe frymën. Përmes duarve të udhëhequra, fascia fillon të zbutet dhe të lirohet. Teksa çlirohet, shpesh shfaqen ato emocione që kanë qenë të fshehura - emocione, kujtime, kontraktime apo lëvizje spontane. Çdo pjesë e jotja është e mirëpritur këtu.

Çfarë e bën këtë punë ndryshe

  • Fascia si ditari i jetës tënde: Ajo mban si përvojat fizike ashtu edhe plagët emocionale. Kur ngurtësohet, e bllokon rrjedhën tënde të brendshme.
  • Qasje energjike & shpirtërore: Nuk e trajtoj trupin si muskuj dhe kocka - e dëgjoj si një tempull të gjallë, të udhëhequr nga intuita, energjia dhe mjeku yt i brendshëm ose intelegjenca hynore.
  • Lirim i traumës somatike: Fascia është vija e parë e mbrojtjese ndaj traumës së papërpunuar. Kur zbutet, krijohet hapësirë që sistemi nervor të kalojë nga frika (fight-or-flight) në dashuri (pushim, rigjenerim, besim).
  • Përtej mendjes: Teksa fascia lirohet, shpirti kujton. Lot, të qeshura, dridhje, vizione apo heshtje e thellë... të gjitha janë shenja të shenjta të lirimit dhe rikonektimit.

Si rrjedh seanca

  1. Mbërritja & Qëllimi - Nisim me një bisedë për të kuptuar çfarë trupi dhe shpirti yt janë gati të lirojnë.
  2. Puna - Shtrihesh mbi tavolinën e masazhit, e veshur me shorce dhe bluzë. Me prekje, presion të udhëhequr dhe praní, lirojmë shtresat e fascias në gjithë trupin: kokë, qafë, shpatulla, shpinë, kafaz gjoksi, organe, ijë, këmbë.
  3. Ndryshimi - Teksa fascia lirohet, sistemi nervor hapet natyrshëm. Trauma e vjetër mund të ngrihet dhe të tretet, duke lënë hapësirë për dashuri dhe rrjedhë.
  4. Integrimi - Në fund, ndalemi në qetësi, për të lejuar që shërimi të vendoset plotësisht në qeliza.

Çfarë mund të përjetosh

  • Lirim emocional (lot, të qeshura, dridhje, kujtime që shfaqen)
  • Lëvizje spontane ose pushim të thellë
  • Një ndjesi të thellë lehtësie dhe hapjeje
  • Kalim nga tensioni në rrjedhë
  • Lehtësim nga dhimbjet fizike dhe ngurtësimi
  • Lidhje me shpirtin tënd - rikujtim i vetes së vërtetë

Opsionet e seancave

  • 1 Seancë – €150 (Lirim i Fokusuar - në pjesët ku ndjen dhimbje ose tension)
  • Pako 3 Seanca – €400 (për integrim më të thellë)
  • Zhytje Premium – €222 / 2 orë (lirim i plotë trupor & shërim në nivel të thellë)
  • Pako Premium 3 Seanca – €555 (për rilindje të plotë & transformim)

Përgatitja

  • Vesh shorce dhe bluzë (jo xhinse, jo fustane)
  • Eja me zemër të hapur, gatishmëri për të ndier dhe besim në urtësinë e trupit tënd
  • Kujto: kjo nuk është masazh - por punë e thellë trupore shpirtërore dhe shërim energjik

Lirimi i Fascias & Shërimi Somatik është një praktikë e shenjtë që të kujton: trupi yt nuk është i thyer - ai është mësuesi yt më i madh. Kur mburoja zbutet, kthehet dashuria. Dhe me dashuri, vjen shërimi i vërtetë.

Shiko kalendarin për të gjetur kohën e duhur dhe rezervo seancën që të përshtatet. Pasi pagesa të konfirmohet, do të marrësh të gjitha detajet për t’u përgatitur.

Është nderi im më i madh të mbaj këtë hapësirë për ty - për lirimin, rikujtimin dhe kthimin tënd te vetja e vërtetë.

View full details