Retreats

15–16 Nëntor, 2025 | Villa Mulliri, Rugove

Ky organizim është një strehë për të ngritur energjinë feminine, një pauzë për të marrë frymë, për të ndje dhe për t’u rikthyer në esencen tonë.
Këtu, çdo frymëmarrje është një lutje, çdo lëvizje është medicine, dhe çdo femer është pasqyrë që të rikujton hyjninë brenda teje.
Ne këtë udhëtim, ne të ftojmë të lidhesh me trupin, të shërosh sistemin nervor dhe të zgjosh kapacitetin tënd kreativ në të gjitha aspektet.
Nora do të udhëzoj me lexime Oracle dhe Tarot drejt zhvillimit personal dhe rrugëtimit tënd në jetë me mesazhe intuitive nga paraardhesit dhe udhëzuesit e tu shpirtërore,
Kurse, Jona do të udhëheq përmes punës somatike, frymëmarrjes, lëvizjes dhe praktikave të tjera energjetike që do të ndihmojnë të çlirohesh, të tokezohesh, të jesh me e hapur dhe të balancosh energjitë brenda vetes.
Bashkë do të krijojmë një hapsirë për lirim të thellë të traumave, zgjim shpirtëror, rituale dhe integrim të femerores qe t’i rikthehesh jetes më e forte, me e gjalle dhe perfundimisht e lirë nga barrat ditore.

🌺 Do të perjetosh:

  • Praktika somatike dhe shërim të sistemit nervor, punë me trupin dhe aktivizim energjetik.
  • Ceremoni me Kakao per hapjen e zemres, Meditime dhe frymëmarrje të udhëzuara për qartësi, qetësi dhe tokëzim.
  • Lexime letrash Oracle dhe Tarot, si dhe udhëzim intuitiv për rrugëtimin tënd ne jete.
  • Kundalini Yoga, Lëvizje intuitive, ceremoni, rituale dhe integrim të vetvetes.
  • Një komunitet motrash ku do ndihemi të sigurta dhe do të mbeshtesim njëra tjetren drejt një tranformimi të përbashket.

🌙 Ky Retreat është për ty nëse ndjen thirrjen për…

  • Të shëruar trupin dhe sistemin nervor përmes punës somatike.
  • Të rikthyer lidhjen me energjinë femërore brenda teje.
  • Të marrë mesazhe intuitive nga shpirti dhe udhëzuesit e tu shpirtërorë.
  • T’u transformuar brenda një rrethi të shenjtë motrash.
  • T’u kthyer në esencen tende hyjnore.

Përmbajtje e palosshme

Lokacioni

Takimi ynë zhvillohet në Villa Restorant Mulliri, një strehë e qetë në malet e Rugovës.

E rrethuar nga pyje dhe ajri i pastër malor, kjo tokë e shenjtë të fton në pushim të thellë, reflektim dhe rikthim tek vetja e vërtetë.

Çmimi

Dhoma e përbashkët: 300 €
Dhoma private: 350 €

Përfshihet:
Dreka (e shtunë) · Darka (e shtunë) · Mëngjesi & Dreka (e diel)

Të gjitha praktikat, ceremonitë dhe udhëheqja gjatë gjithë retreatit.

🚘 Shpenzimet e udhëtimit nuk përfshihen.

Ky është një retreat intim, i kufizuar në 15 gra, për të siguruar udhëheqje personale dhe lidhje të thellë mes pjesëmarrëseve.

🌹 Çka e bën këtë retreat të veçantë?

Ky udhëtim ka lindur nga puna e thellë që të dyja kemi bërë me veten përmes shërimit, transformimit dhe lidhjes me aftësitë tona intuitive dhe psikike.
Përmes kësaj përvoje duam të ofrojmë diçka me të vërtetë të veçantë: një hapësirë të sigurt e të shenjtë ku pjesëmarrëset mund të lirojnë energjitë e bllokuara nga trupi, të balancojnë rrjedhën e tyre të brendshme dhe të rikthejnë harmoninë e energjisë femërore.
Gjatë këtij udhëtimi do të udhëhiqeni të lidheni me Veten tuaj të Lartë dhe me udhëzuesit shpirtëror duke u rikthyer te urtësia që tashmë jeton brenda jush.

🌹 Rezervo vendin

Nëse zemra jote ndjen thirrjen  - dëgjoje.
Je e ftuar të hysh në këtë rreth të shenjtë të kujtimit, pushimit dhe rilindjes.

Rezervo vendin tënd më poshtë dhe kthehu tek thelbi yt - tek ajo femer që ke qenë gjithmonë.

Facilitator

Jona - Somatic & Energy Healing Practitioner

E udhëhequr nga intuita dhe përkushtimi ndaj shërimit me duar, Jona ndërthur terapinë somatike, lirimin e fasciës, punën me frymëmarrjen, aktivizimin e energjisë Kundalini, gjuhën e dritës dhe transmetimin energjik për të mbështetur një transformim të thellë emocional dhe energjetik.
Puna e saj të fton të kthehesh në shtëpi – në trupin tënd – për të liruar dhimbjet e ruajtura, për të zgjuar forcën e jetës dhe për t’u rilidhur me inteligjencën e shenjtë që jeton në çdo qelizë.

Nora - Soul Guide, Psychic & Ritual Witch

Nora udhëheq individët për t’u lidhur me intuitën, udhëzuesit e tyre shpirtërorë dhe mençurinë e brendshme duke perdorur letrat Tarot dhe Oracle si kanalizues. Ajo i mbështet ata në lirimin e asaj që nuk u shërben më duke ndriçuar modelet, zbuluar iluzionet dhe krijuar hapësirë për qartësi radikale. 
Përmes punës së saj, çdo problem, pengesë apo situatë që të bën të ndihesh i/e pafuqishëm/e mund të transformohet në qartësi, fuqizim dhe mundësi për rritje, duke marrë vendime të udhëhequra nga intuita juaj dhe jo nga mbingarkesa emocionale.

Na kontakto:
Nëse e ndjen thirrjen, por ke nevojë për më shumë informacione ose qartësi, shkruaj më poshtë – ne do të të përgjigjemi personalisht.