Rreth meje

Rreth Meje – Reconnect by Jona

Unë jam Jona, zemra prapa Reconnect by Jona. Rrugëtimi im drejt shërimit nuk ishte diçka që unë e kërkova me vetëdije por ishte vetë jeta ajo që më inicioi, herë pas here, deri sa nuk pata zgjedhje tjetër veçse me u dorëzu.

Që prej fëmijërisë, e kam ndje një thirrje përtej botës fizike ... një dijeni të thellë se ekziston diçka ma shumë se ajo që shohim me sy. Kam lexu libra të ndryshem për spiritualitetin, shërimin dhe ndërgjegjjen, gjithmonë duke kërku, gjithmonë duke u drejtu përtej asaj që mund të kapte mendja. Kam marrë pjesë në trajnime për meditimin, yogën dhe vetë-mjeshtërimin, dhe gjithmonë kam ndje një thirrje të palëkundshme drejt botës së energjisë dhe transformimit. E megjithatë, për vite me radhë rezistova me hy plotësisht n’këtë thirrje. Zgjodha një rrugë më të strukturuar...  studiova dhe punova tetë vite në botën e biznesit dhe marketingut, duke ndërtu një jetë që dukej e suksesshme nga jashtë, por në fakte ishte bosh nga mrenda.

Jeta kishte plane tjera. Disa përvoja të forta në jetën time private gjatë 10 viteve të fundit më rrëzuan iluzionet që kisha ndërtuar rreth vetes dhe jetes, duke më ballafaquar me plagët ma të thella. Në vitin 2019 e gjeta veten në buzë të panjohurës - e zhveshur nga gjithçka që mendoja se isha. Dhe pikërisht aty, në atë hapësirë dorëzimi, nisa shërimin tim dhe drejtimin ka e vërteta ime.

Ky udhëtim më çoi përtej kufijve, duke më drejtu në krahët e mësuesve të mëdhenj dhe ruajtësve të urtësisë.  
Kam qëndru në ceremoni me bimë medicinale me shamanë në xhunglat e Kostarikës, dhe në rrethe të shenjta në Turqi, Rumani, Zvicër, Gjermani e vende të tjera – ku iu dorëzova mençurisë së lashtë të Nanës Ayahuasca.  

Në secilin vend, ajo më priti ndryshe – më udhëhoqi, më pastroi, më zbuloi, e më zhveshi derisa më ktheu te thelbi im.  
Çdo ceremoni më çlironte, duke shpërbë modelet e vjetra dhe duke zbulu fuqinë e pakufishme që gjithmonë ka qenë brenda meje.

Megjithatë shërimi nuk mbaroi vetëm ulje në ceremoni por u bë një përkushtim i përjetshëm. Përgjatë kësaj rruge, gjeta mësues që mbanin urtësinë që shpirti im ishte gati me pranu:

Santiago Ramirez, mësuesi im i Somatic Alignment që më mësoi thellësinë e shërimit energjik somatik – si trupi i ruan dhe i liron traumat.

Maria Alifieres, me të cilën u trajnova për lirim të fascia, ne workshopet e saj mësova se si trauma ngurtëson indet lidhëse, dhe si me prekje intuitive mund të butsojmë mburojen, me liru trupin dhe me aktivizu intelgjencen e trupin për tu kthy në rrjedhë. Prej saj mora mësimet e linjës së fascias,artin e shërimit me duar, fuqinë e pranisë dhe mjekimin e lirimit.

Jasmin Rose, e cila më udhëhoqi në rrugën e Aktivizimit të Energjisë së Kundalinit, duke më ndihmuar të mishëroj forcën e shenjtë femërore që gjithmonë kishte jetuar brenda meje.

Dr. Gabor Maté, mësimet e të cilit mbi traumën dhe urtësinë e trupit më thelluan dhembshurinë ndaj vuajtjes njerëzore dhe përkushtimin tim ndaj pranisë së vërtetë.

Dr. Joe Dispenza, të cilin e kam ndjekë përmes librave dhe mësimeve të tij, më tregoi fuqinë e fushës kuantike dhe aftësinë e mendjes me u ridizajnu vetë.

Sadhguru, urtësinë e të cilit e kam përthithë përmes fjalëve e udhëzimeve, që më kanë zgjëru vetdijën përtej mendjes e drejt pranisë së plotë.

Danny Morel, mësimet e të cilit i kam ndjekë mbi lidhjen e spiritualitetit me bollëkun, vlerën e vetes dhe qëllimin.

Dhe shumë udhzues shpirtrore të tjerë që vazhdoj t'i përcjell...

Gjatë këtij rrugëtimi të brendshme, në vitin 2023, përmes meditimit të përditshëm dhe punës së thellë me veten, një mëngjes u zgjova me një dhunti që nuk e kisha kërkuar...por që ma kishte zgjedhur mua. Në një nga meditatat e mia, një derë e padukshme u hap dhe përmes meje filloi të kalonte një gjuhë tjetër, një këngë e shpirtit... Gjuha e Dritës. Një frekuencë e shenjtë, multidimensionale, përtej mendjes dhe botës fizike, duke sjellë shërim dhe kujtesë të lashtë.

Kjo dhunti u bë shtylla e punës sime. Ajo u end natyrshëm me frymëmarrjen e vetëdijshme, me aktivizimin e energjisë Kundalini, me resetin e organeve dhe punën somatike të trupit – duke lindur atë që sot është Reconnect by Jona

Misioni im është i qartë: me mbajt hapësirë për ata që ndihen të humbur, të shkëputur ose të lidhun nga ciklet e frikës, lidhjes, varësisë dhe dyshimit ndaj vetes. Me t’kujtu se ti je shëruesi i vetes. Çdo përgjigje që kërkon, çdo urti që e lyp zemra jote, veçse ekziston mrenda teje ... duke të pritë me e kujtu. Unë jam këtu me ecë pranë teje, me mbajt hapësirë për transformimin tënd, me ta reflektu dritën që tashmë e bart.

Kjo rrugë ka me t’kërku me u zhvesh nga gjithcka qe sje, me u dorëzu, me besu. Por ti nuk je vetëm. Çdo hap që bënë drejt vetes tënde ma të lartë, sjell ma shumë dritë në këtë botë.

Dhe është nderi im më i madhë me t’mbështetë në këtë rrugëtim.

Me dashni, dritë e kujtim të pafund,
Jona 🌹