Kalo te informacioni i produktit
1 e 1

Seancë e aktivizimit të Kundalinit

Seancë e aktivizimit të Kundalinit

Seancë e aktivizimit të Kundalinit - Kusht paraprak & Ftesë e Shenjtë

Kjo seancë nuk është për fillestarët. Është një aktivizim i fuqishëm energjetik dhe kërkon një bazë të ndërtuar më parë në shërimin e thellë somatik ose në lirimin e fascias, ose një rrugëtim shpirtëror të avancuar ku je angazhuar prej kohësh. Pa këtë gatishmëri të brendshme, transformimet mund të jenë mbingarkuese.

Çfarë është kjo seancë

Kur koha duket e përshtatur hyjnisht, unë të udhëheq në një seancë të Aktivizimi të Kundalinit - duke zgjuar dhe qarkulluar energjinë tënde jetësore përmes  dhe meridianeve të qenies tënde. Duke përdor frymëmarrje të vetëdijshme, prekje intuitive dhe transmetimin e Gjuhës së Dritës për të mbështetur ngritjen e kësaj energjie e cila thuhet se gjindet në bazë të shpinës duke të ofruar një hapësirë të sigurt dhe të rehatshme.

Ky aktivizim mund të lirojë bllokime emocionale, të shpërbëjë stagnimin energjetik dhe të të çojë në një përputhje më të thellë, qartësi dhe rikujtim të asaj që je në thelb.

Pse ka rëndësi kushti paraprak

Energjia e Kundalinit është e fuqishme. Kur trupi yt, sistemi nervor, fusha emocionale - nuk është përgatitur, një ngritje e menjëhershme mund të sjellë çekuilibër energjetik, hutim, përmbytje emocionale ose ndjesi fizike që duken kaotike.

  • Shumë tradita theksojnë se kushtet paraprake si pastrimi, praktikat jogike të mëparshme dhe qëndrueshmëria e sistemit nervor janë thelbësore për të përballuar energjinë në mënyrë të sigurt.
  • Pa këtë bazë mbështetëse, një aktivizim i Kundalinit mund të trazojë më shumë seç mund të integrosh.

Pra, po - kjo seancë është e thellë dhe duhet mbajtur me integritet, qartësi dhe kujdes.

Çfarë të presësh

  • Aktivizim të energjisë jetësore të fjetur që ngrihet përmes çakrave
  • Lirime emocionale, lëvizje spontane, vizione ose heshtje të thellë të brendshme
  • Ndjesi fizike: nxehtësi, shpime, mpirje,valë energjie
  • Zhvendosje të thellë shpirtërore, zgjim dhe hapje

Pasi energjia të lëvizë, sistemi yt mund të reagojë. Kjo është normale në punën e fuqishme shpirtërore.

Kur je gati

Je gati për këtë seancë nëse:

  • Ke përfunduar punë të thellë somatike ose lirimin e fascias me mua ose ndonje terapist tjeter
  • Ke kaluar tashmë nëpër shërim shpirtëror të thellë, zgjim ose punë të brendshme
  • Ke një dëshirë për të kaluar përtej modeleve të dhimbjes trupore dhe për të takuar potencialin tënd më të thellë energjetik

Nëse ende je në fillimet e rrugëtimit tënd të shërimit, kjo seancë mund të ndihet tepër intensive. Në atë rast, të ftoj fillimisht të përjetosh Seancën e Somatic Alignment ose Lirimin e Fascias & Shërimin Somatik, derisa trupi yt të përgatitet.

Përgatitja & Integrimi

Për të mbajtur hapësirë për këtë aktivizim, do të ftoj që të:

  • Të jesh i qetë, i tokëzuar dhe jo me stomak plot, dhe jo kafeine (shmang vaktet e rënda menjëherë para seancës)

  • Ruash pastërti në ushqim, pushim dhe praktika në ditët para seancës

  • Qëndrosh i tokëzuar më pas: ec në natyrë, pusho, shkruaj në ditar, pije ujë, merr frymë me vetëdije

  • Praktiko yin yoga, dhe bëjë banjë me kripë epsom ose deti
  • Japësh kohë dhe durim vetes - zhvendosjet shpesh vazhdojnë të shpalosen për ditët apo javët pas seancës

Live ose Online

Mund ta përjetosh këtë seancë personalisht (live) ose online, nga hapësira jote e shenjtë. Energjia nuk njeh distancë, ndaj transmetimi rrjedh përtej kohës dhe vendit.

Aktivizimi i Kundalinit nuk është një përvojë e zakonshme - është një prag i shenjtë. Nëse e ndien thirrjen dhe trupi yt është gati, do të ishte nderi im të eci pranë teje teksa kjo forcë jetësore zgjohet brenda teje.

View full details