Shërim i shenjtë i Mitres
Shërim i shenjtë i Mitres
Kjo praktike nuk është masazh - por është një udhëtim i shenjtë në hapësirën e mitrës dhe legenit, aty ku banojnë historitë e tua më të thella, emocionet dhe fuqia jote krijuese. Në këtë seancë individuale, ne fillojmë pikërisht aty ku ndodhesh - qoftë në shërim nga trauma, duke u përgatitur për lindje, duke u rikuperuar pas lindjes, ose thjesht duke dëshiruar të rikthehesh në lidhje me qendrën tënde femërore.
Gjatë jetës, shumë gra shkëputen nga kjo hapësirë. Trauma, lindjet e vështira, infertiliteti, kushtëzimet shoqërore, abuzimi apo përvojat e padëshiruara mund ta lënë legenin dhe mitrën të mpirë, të tensionuar ose të harruar. Kjo shkëputje shpesh manifestohet si vështirësi menstruale ose riprodhuese, bllokime krijuese ose një ndjenjë e rëndë emocionale.
Çfarë e bën këtë punë të shenjtë
-
Një qasje e sigurt, e ngadaltë dhe thellësisht respektuese - gjithmonë e udhëhequr nga gatishmëria e trupit tënd dhe pëlqimi yt.
-
Puna me fascian dhe prekja do të jenë gjithmonë në varësi të asaj që ndjehet e sigurt dhe mbështetëse për ty.
-
Terapia somatike dhe pranía e udhëhequr të ndihmojnë të rilidhesh me legenin dhe hapësirën e mitrës si vende të urtësisë dhe shërimit.
-
Puna nderon trupin dhe historinë tënde unike - asnjë udhëtim nuk është i njëjtë me tjetrin.
Si rrjedh seanca
-
Mbërritja & Qëllimi - Fillojmë me një bisedë për të kuptuar ku ndodhesh dhe për të vendosur një qëllim të qartë dhe të sigurt.
-
Puna - Udhëhiqesh përmes pranisë, prekjes dhe frymës për të zgjuar ngadalë vetëdijen në legen dhe hapësirën e mitrës. Procesi mund të përfshijë prekje të jashtme ose të brendshme, gjithmonë me ritmin tënd.
-
Integrimi - Mbyllim në qetësi, duke i lejuar trupit tënd të pranoj dhe të integrojë shërimin.
Kjo seancë ndihmonë në shërimin e:
-
Tensionit, mpirjes ose dhimbjes në zonën e legenit
-
Mbështetje për fertilitetin
-
Endometriozë, PCOS, cikle të parregullta ose të dhimbshme
-
Çrregullime hormonale & sindroma PMS
-
Stanjacion tretës & fryrje barku
-
Menaxhim i kisteve & fibromave
-
Rikuperim pas prerjes cezariane
-
Shërim pas lindjes
-
Dhimbje emocionale në lidhje me mitrën: humbje, abort, ndërprerje shtatzënie ose trauma
-
Kalimet e menopauzës & peri-menopauzës
-
Shërim i lindjes së nënës & i trashëgimisë paraardhëse
Opcionet e Sseancave:
1 Seancë (60 min) - 88 €
Përgatitja
-
Vish rroba të rehatshme (shorce ose një bluzë me të cilën ndihesh mirë)
-
Eja me zemer të hapur, durim dhe gatishmëri për të dëgjuar trupin
-
Kujto: kjo nuk është prekje seksuale - kjo është punë e shenjtë shpirtërore me trupin dhe shërim i thellë femëror
Shpërndaje
Couldn't load pickup availability
