Kalo te informacioni i produktit
1 e 1

Pako 3 seanca Somatic Alignment

Pako 3 seanca Somatic Alignment

Në këto sesione takohemi live në studion time dhe zakonisht fillojmë me një bisedë të shkurtër rreth udhëtimit tand shpirtëror, që unë me kuptu se si muj me të mbështetë ma mirë në këtë proces të shërimit somatik dhe transmetimit të energjisë. Pasi të ndihesh i/e relaksum dhe i/e hapun, kalojmë në fazën e punës me trupin, ku ti shtrihesh dhe dorëzohesh te procesi i shërimit.

Filloj me lirimin e fascies, duke punu butësisht por thellë për me zhblloku tensionin e ruajtur në indet lidhëse. Ky lirimi fizik ndihmon me pastru bllokadat energjetike, duke e ba trupin tand ma të hapun për pranimin e energjisë. Ndërsa fascies i lirohet tensioni, emocionet mund të dalin natyrshëm, dhe ti je i/e mbështetur në një hapësirë të sigurt ku mundesh me i shprehë e liru ato pa gjykim.

Pas lirimit të fascies, kalojmë në aktivizimin e energjisë, ku unë drejtoj rrjedhën e energjisë së jetës nëpër sistemin tand. Ky aktivizim mund të sjellë ndryshime të thella—disa të menjëhershme dhe intensive, e disa tjera më të buta që shpalosen me kohë. Gjatë gjithë seancës, qëndrojmë të pranishëm me gjithçka që del në sipërfaqe, duke e leju me u lëvizë, me u transformu e me u integru.

Ndërsa një seancë e vetme mund të ofrojë njohuri dhe ndryshime të thella, transformimi i qëndrueshëm—sidomos kur punohet me trauma të ruajtura—zakonisht kërkon disa seanca. Nëse je gati me u angazhu ma thellë në udhëtimin tand të shërimit, mundesh me zgjedhë paketën time speciale: në vend të 111€ për seancë, mundesh me investu 280€ për një seri seancash të dizajnuara për me mbështetë një shërim ma të thellë e të qëndrueshëm.

View full details

Customer Reviews

Based on 3 reviews
100%
(3)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
T
Tina

Përvoja ime me seancën e somatic energy healing ishte thjesht e mrekullueshme! Ndihem shumë më e lehtë, e qetë dhe e lidhur me veten. Energjia dhe kujdesi që me ke dhuru gjatë seancës më ndihmuan të lirohem nga tensionet dhe të rifitoj një ndjenjë të thellë harmonie. Faleminderit për këtë përvojë kaq të veçantë!

A
Astrit
Reconnect Retreat

For all free Souls and those on the way to the same. I want to share my experience with you. Jona is wonderful and dedicated with more than 100% of her being, she has a powerful positive energy.Jona has increased my dose of security in myself and I got the best from the event we had in the group last week. She is clear with her mission and very professional and does everything with Unconditional Love.

E
Eli
Somatic alignment session

I had a wonderful session with Jona, and I highly recommend it to everyone going through a spiritual awakening. <3